Kampionati Kombetar i 78 per te Rritur

Më 6 dhe 7 qershor 2016 është zhvilluar “Kampionati Kombëtar i 78 për të Rritur” në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit në kujdesin e Federates Shqiptare të Atletikës.

Një veprimtari në të cilin kanë marrë pjesë 10 skuadra, së cilave u janë bashkuar dhe ato të Kosovës. Dhe të gjitha së bashku kanë sjellë në pistën me tartan të “Elbasan Arenës” 200 atletë, që garuan në të gjitha disiplinat. Pas 30 vjetësh është thyer rekordi kombëtar për meshkuj në kërcimin trehapësh; e mbante Artan Duka, ndërsa rezultati i ri i shkodranit është 16.30 m. Ndoshta dhe në kërcim së gjati mund të kemi të tillë. Është mbajtur në Stadiumin “Elbasan Arena” dita e parë e garave në Kampionatin Kombëtar të Atletikës për Të Rritur.

Smajlaj tregon në këtë mënyrë edhe momentin e artë që po kalon, pasi vetëm para pak ditësh theu një tjetër rekord në kërcim së gjati. Ndërkohë, përsa i përket sportistëve të tjerë, Luiza Gega nuk pati rivalë në 1500 metra, ndërsa nuk e vuri në diskutim vendin e parë.

Kështu, janë mbyllur në “Elbasan Arena” garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës për Të Rritur, teksa ekipet fituese u shpallën Vllaznia për meshkuj, me 174.5 pikë, dhe Tirana për femra, me 124 pikë.

Këto dy skuadra ishte ndjeshëm më përpara sesa rivalët e tjerë në garë duke mos e vënë në diskutim fitoren e tyre dhe ngritjen e trofeut kombëtar, që shënoi dhe përfundimin e veprimtarive kombëtare për vitin 2016. Përsa i përket trofeut individual, Izmir Smajlaj i Vllaznisë mori medaljen si i pari, me 1090 pikë, ndërsa për femra ky pozicion i takoi Luiza Gegës së Tiranës me 1062 pikë.

Per te pare rezultatet klikoni ketu.

Per te pare fotot klikoni ketu.