Balkan Junior Championships 1-2 Korrik 2017,Pitest Rumani

Me datat 1-2 Korrik 2017, ne Pitest te Rumanise, u organizua Balkan Junior Championships. Ne stadiumin “Nicolae Dobrin” moren pjese 386 atlete nga 16 shtete te ndryshme. Nder shtetet qe moren pjese ishte dhe ekipi kombetar i Shqiperise.
Ne kete aktivitet ekipi Shqiptar beri nje paraqitje te mire, duke theksuar se atleti nga Shkodra, Ergys Gjecaj, u rendit i 2-ti ne garen e kercimit se gjati per meshkuj me rezultatin 7.54m, duke fituar keshtu dhe medaljen e  argjendte si nenkampion i Ballkanit.
Ekipi i Shqiperise u rendit i 12 ne kete aktivitet me 14 pike.

Per te pare rezultatet e sportisteve te ekipit Kombetar Shqiptar klikoni ketu.