Kampionati i moshave U-18 20/04/2016 Elbasan

 

IMG_1563

 

Me date 20/04/2016 ne stadiumin “Elbasan Arena” te qytetit te Elbasanit, u zhvillua “Kampionati i Moshave U-18” duke i mundesuar sportisteve te rinj te garojne ne kushte moderne e te japin me te miren e tyre. Aktiviteti u perkrah gjeresisht nga ekipet pjesemarrese, sepse ishin 8 ekipe nga Shqiperia, pa harruar dhe ato nga Kosova, qe ne te tilla aktivitete pranojne te garojne ne vendin tone. Njekohesisht nga ana tjeter edhe numri i atleteve ishte i konsiderueshem. Prezente ne keto gara ishte edhe sekretari i pergjithshem i Federates Shqiptare te Atletikes, Nikolin Dionisi i cili ne fjalen e fjalen e tij u shpreh: “Ne te tilla aktivitete ajo qe ka me shume rendesi eshte pjesemarrja dhe ajo eshte e jashtezakonshme. Nuk kane rendesi rekordet, pasi edhe Federata Boterore nuk i meson kesaj gjeje, pasi sporti i atletikes per keto mosha duhet te konsiderohet si nje loje. Kushtet ne kete stadium jane shume te mira dhe ke kenaqesi te garosh. Per kete arsye ne daten 21 maj do te mbahet dhe nje aktivitet nderkombetar”, u shpreh Dionisi. Garat e djeshme ne pisten me tartan te “Elbasan Arenes” duket se kane qene nostalgjike per trajnerin e Flaurtarit, Kastriot Malaj dhe sekretarin e pergjithshem te Federates Shqiptare te Atletikes, Nikolin Dionisi. Sepse me 1981,ose me sakte 35 vjet me pare, ne stadiumin e Elbasanit,asokohe “Labinoti”, te dy kane qene rekordmen kombetar. 72.00 metra eshte fiksuar shtiza e Kastriot Malaj, kurse ne 800 dhe 1500 metra Dionisi do te ishte rekordmen.

Per te pare rezultatet kliko ketu.

Per me shume foto kliko ketu.