Kampionati Individual Dimeror 09-02-2016

Federata Shqiptare e Atletikes çeli sezonin sportiv 2016 dhe gjithashtu inaguroi stadiumin “Elbasan Arena” duke zhvilluar aktivitetin e pare ne kete stadium, Kampionatin Individual Dimeror, ne daten 09-02-2016. Ishte e pranishme edhe media e cila e ka pasqyruar aktivitetin ne media te shkruar dhe vizive. Atletet u rikthyen ne piste pas nje kohe te gjate pushimi dhe dhane performanca te kenaqshme, ku vlen te permenden rezultate si ai i Izmir Smajlaj ne kercim se gjati 7.32, Adriatik Hoxha ne gjyle 16.84, Bajram Muco 8″16 ne 60m me pengesa. Atletja me e mire femer me 917 pike olimpike  u shpall Relaksa Dauti e cila doli e para ne garen 800m me rezultat 2’17″00, ndresa per meshkuj pati nje barazim me pike olimpike ndermjet Izmir Smajlaj dhe Bajram Muco te dy me 991 pike olimpike. Ne baze te rezultateve te arritura ne kete aktivitet do te percaktohet edhe ekipi kombetar perfaqesues ne Kampionatin Ballkanik Indoor. Pjesmarja ne aktivitet ishte e madhe dhe vihet re nje rritje ne numrin e pjesmaresve aktivitet pas aktiviteti. Me poshte do te shikoni edhe disa foto:

Per te pare me shume foto klikoni ketu.

Per te pare rezultatet klikoni ketu.

Piket Olimpike.