Kids Athletic March 2015

Me rastin e Ditës së Verës më 14 mars, ashtu si federata të tjera Shqiptare, nën mbikqyrjen e MAS, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi Ditën Atletike për Fëmijë. Aktiviteti u zhvilluar me një pjesëmarrje të gjerë; rreth 150 fëmijë të moshave të ndryshme dhe aktiviteti u zhvillua në Parkun Rinia. Ndër aktivitetet e organizuara ishin vrapimi, mini-futboll, mini-basketboll, kërcime, xhudo, shah, etj. Të gjitha aktivitetet ishin mëse të kënaqshme për çdokënd dhe në një atmosferë të gëzueshme, ku, bashkë me fëmijët, dëshirë për të marrë pjesë kishin edhe prindërit e tyre. Kështu, përmbushet dhe një nga vizionet e IAAF që atletikën ta kthejmë në një lojë për të gjitha moshat. Aktivitetet u nderuan edhe nga vizitat e ministrit Erion Veliaj dhe  drejtori i sporteve zoti Vladimir Gjonaj pranë MAS, shoqëruar nga stafi i drejtorisë së sportit në MAS zonja Elvira Baze dhe zoti Arjan Konomi.

 

Per me shume fotografi nga aktiviteti, klikoni ketu.