Kids Athletics Kavaje 23.10.2015

Ne daten 23 Tetor Federata Shqiptare e Atletikes, ne bashkepunim me Bashkine e Kavajes, Qendren Kulturore te Femijeve , Drejtorine Arsimore dhe ne prani te Televizionit Shqiptar, ka zhvilluar aktivitetin Kids Athletics ne Kavaje. Ky aktivitet ka si qellim kryesor promovimin e sportit te atletikes te moshat e reja per te nxitur kulturen e pjesmarjes ne kete sport. Federata Shqiptare mundesoi nje set me pajisjet e Kids Athletics, te ardhura nga IAAF per promovimin e atletikes ne Shqiperi , per zhvillimin e ketij aktiviteti dhe ne fund te aktivitetit ja dhuroi kete set Qendres Kulturore te Femijve, per zhvillim e metejshem te atletikes ne qytetin e Kavajes. Ne kete aktivitet u perfshine 5 shkollat ,”Rilindja” “Fiqiri Kurti”, “3 Deshmoret”, “M. Babamusta” dhe parashkollori, nga qyteti i Kavajes. Pjesmarja ishte e larte dhe interesi nga ana e femijeve per sportin e atletikes eshte nje shenje prosperiteti dhe shprese per progres te metejshem ne sportin e Atletikes per qytetin e Kavajes. Ne kete aktivitet ishin te pranishem edhe 2 nenkryetaret e bashkise Kavaje, perfaqesues nga Drejtoria e Arsimit, Drejtorite e Shkollave dhe perfaqesues te mediave te cilat promovuan kete aktivitet. Me poshte mund te shihni disa foto:

Per me shume foto, kliko ketu.