Lojrat Olimpike Rio 2016

Përfundon  aventura e Smajlajt në këto lojra olimpike, i renditur i 21 duke lënë pas vetes 11 sportistë të tjerë. Shkodrani 23-vjeçar kërceu 7 metra e 72 centimetra në garat kualifikuese, më pak nga rekordi kombëtar 8 metra e 3 centimetra, që mbahet nga vetë ai. 12 të parët në këto kualifikuese kaluan në turin tjetër, ndërkohë që i pari në prova ishte kinezi Jianan Vang me 8 metra e 24 centimetra, i ndjekur nga amerikani Xhef Henderson dhe uruguiani Lassa.

Një garë e penalizuar nga dëmtimi në tendinë. Përfundimisht kështu mund të konsiderohet ajo e Luiza Gegës në debutimin e saj Olimpik në Rio, ku atletja shqiptare u rendit e 16-ta në baterinë e dytë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa ku konkuronin 18 sportiste. Luiza Gega eliminohet kështu që në këtë raund duke mos u kualifikuar në finale, pasi ndali kronometrin me kohën 9’58”49 , plot 30 sekonda më shumë se pak javë më parë kur pikërisht në këtë garë fitonte Medaljen e Argjendit në Kampionatin Europian, që u zhvillua në Amsterdam.Në klasifikimin final Luiza Gega u rendit e 48-ta ndër 52 atlete, që konkuronin në 3 bateritë kualifikuese për finalen.

Me konkurimin e Luiza Gegës mbyllet edhe aventura e ekipit shqiptar në Rio.

Per te pare disa foto klikoni ketu.