Lojrat Mesdhetare Tarragona 2018 – Spanjë

 

Nga datat 22 Qershor deri ne 1 Korrik ne Tarragona te Spanjes u zhvillua edicioni i 18-te i Lojrave Mesdhetare.
Garat e Atletikes u zhvilluan nga datat 26 deri ne daten 30 Qershor.
Ekipi shqiptar i atletikes u perfaqesua nga 4 Atlete duke u shoqeruar nga trajneri Taulant Stermasi si dhe presidenti i FSHA-se z. Gjergj Ruli.

1. Luiza Gega
2. Izmir Smajlaj
3. Franko Burraj
4. Relaksa Dauti

Luiza Gega fiton medaljen e arit ne Lojrat Mesdhetare Tarragona 2018 ne garen 3000m/p duke perfunduar garen me kohen 9:27.73 e cila ishte dhe nje thyerje rekordi per kete kompeticion.
Atletja jone ka perfunduar garen me nje kohe prej 7 sekonda me pak nga vendi i dyte duke treguar nje forme te shkelqyer dhe duke nderuar ekipin shqiptar dhe Shqiperine si komb.

Me poshte mund te shikoni nje video te shkurter te gares se saj.

[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]https://www.youtube.com/watch?v=dssVtiBanz8[/youtube]

 

Izmir Smajlaj kercimin e pare arriti rezultatin 7.77m dhe u kualifikua per ne finale.
Ne kercimin final Izmir Smajlaj kerceu 7.85m dhe perfundoi ne vendin e 4.
Kercimin e tij mund ta shikoni ne videon me poshte

[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]https://www.youtube.com/watch?v=CzC63cX6SpQ[/youtube]

 

Franko Burraj nderkohe ka bere nje paraqitje te shkelqyer ne keto lojra.
Ne garen e pare kualifikuese Franko ka perfunduar ne vendin e dyte me nje kohe 46.71 sekonda duke thyer rekordin kombetar te cilin e mbante Ilir Xhani me kohen 46.81 qe nga viti 1997 ne Athine.
Ne finale atleti yn ka permisuar edhe nje here rekordin qe sapo theu duke e rithyer edhe nje here me kohen 46.58 sekonda.

Garen finale te 400m te Franko Burraj mund ta shikoni ne youtube ne videon me poshte

[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]https://www.youtube.com/watch?v=4gs2EmUuPds[/youtube]

 

Ndersa Relaksa Dauti perfundoi garen me kohen 2:16.21 edhe u klasifikua ne vendin e 7 dhe nuk mund te konkurronte me atletet e tjera te cilat kishin nje diference moshe goxha te madhe krahasuar me te.

 

Foto nga aktiviteti mund ti shikoni duke klikuar KETU

Rezultatet per atletet tone mund ti shikoni duke klikuar KETU