Takimi i Grupit Strategjik te Punes , per Federaten Europiane, Tirane 9-11 Mars

Ne datat 9-11 Mars, ne Tirane, u zhvillua takimi i Grupit te Punes se Komisionit Strategjik te Federates Europiane, pjestare te te cilit jane: Dobromir Karamarinov i cili eshte drejtori i Komisionit dhe njekohesisht Zv/President i Federates Europiane dhe President i Federates Ballkanike, Olga Aksyonova, Guntis Zalitis, Julien Muariat, Policarpo Gouveia dhe Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Atletikes Nikolin Dionisi. Takimi u zhvillua ne ambjentet e Dhomes se Konferencave te Sky Hotel.

20160310_095309

Gjate takimit u diskutuan tema te ndryshme ne lidhje me vazhdimesine dhe zhvillimin e metejshem te sportit te Atletikes ne Europe. Gjithashtu u propozua nje aktivitet ne te cilin do te marin pjese Shqiperia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Takimi i punes u permbyll me nje darke ne ambjentet e Restorantit te Sky Hotel ku mori pjese edhe Presidenti i Federates Shqiptare te Atletikes Z.Gjergj Ruli dhe Drejtori i Sportit Z. Vladimir Gjonaj.

Ne daten 9 Mars ne zyrat e FSHF u zhvillua takim me Presidentin e FSHF Z.Armando Duka. Takimi kishte si qellim bashkepunimin e metejshem ndermjet dy federatave, ne vijim te bashkepunimit ne lidhje me stadiumin Elbasan Arena.

ALB AthleticsFootball