Vizita e delegacionit te IAAF dhe EAA ne Tiranë

Delegacioni i IAAF dhe EAA vizituan Tiranen dhe Federaten Shqiptare te Atletikes ne datat 1-2 Shkurt 2016 me qellim diskutimin per promovimin dhe zhvillimin e metejshem te atletikes dhe strukturave sportive dhe me specifikisht te atletikes. Delegacioni i IAAF perfshinte Presidentin e IAAF Z. Lord Sebastian Coe dhe menaxherin e moshave te rritura dhe maredheniet nderkombetare Z. Jee Isram, ndersa delegacioni i EAA perbehej nga presidenti i EAA Z. Svein Arne Hansen. Pritesit e delegacionit nga FSHA ishin President i Federates Z.Gjergj Ruli dhe sekretari i pergjithshem Z. Nikolin Dionisi te cilet i shoqeruan pergjate gjithe qendrimit te tyre ne Shqiperi. Presidenti i EAA mberriti ne Tirane ne daten 30 Janar dhe perfitoi nga rasti per te vizituar stadiumin “Elbasan Arena” ne daten 31 Janar, per te pare standartet e pistes se atletikes.

1278474_G08_W01

Sic eshte shkruar edhe ne artikullin e EAA e publikuar ne faqen e Federates Europiane, ai ka falenderuar autoritetet per punen e bere dhe gjithashtu ka shprehur qe ky mund te konsiderohet nje nga stadiumet me te bukura te Ballkanit. Ne daten 1 Shkurt 2016 erdhi dhe delegacioni i Federates Boterore IAAF dhe ne po te njejten date u zhvillua nje takim me Kryeministrin e vendit Z. Edi Rama dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj.Lindita Nikolla. Temat qe u diskutuan ishin vete qellimi i vizites se tyre, zhvillimi i atletikes dhe infrastukturave te atltikes ne vend, mare shkas edhe nga prishja e stadiumit e cila do te leje kryeqytetin e Shqiperise, me me shume se 1 milion banore, pa nje piste atletike. Kryeministri Edi Rama i premtoi presidentit te IAAF qe qeveria do te investoje per pisten e atletikes ne stadiumin “Selman Stermasi” ne Tirane. Ky takim u pasqyrua edhe ne faqen zyrtare te IAAF.

db0c0283-9771-4edb-a170-610982497fc6

Pas takimit me kryemistrin dhe ministren e arsimit dhe sportit, pati edhe nje takim zyrtar me presidentin e KOKSH Z. Viron Bezhani, ne zyrat e KOKSH. KOKSH gjithashtu ka nje rol te rendesishem ne zhvillimin e metejshem te atletikes ne Shqiperi, nepermjet mbeshtetjes qe ofron per kete sport. Gjithashtu ky eshte nje vit i rendesishem pasi zhvillohen Lojrat Olimpike ne RIO.

12479261_1088854684478346_1614219049_n

Presidenti i IAAF gjithashtu dha nje interviste live ne televizionin Top Channel gjate edicionit te lajmeve te mbremjes. Pervecse ne Top Channel, vizita e delegacionit te IAAF dhe EAA u pasqyrua edhe ne shume media te tjera vizive, te shkruara dhe sociale si telesport.al . Kjo ishte nje vizite historike per sportin e atletikes ne Shqiperi,  pasi nuk ka ndodhur ndonjehere qe FSHA te vizitohet njekohesisht nga Presidenti i IAAF dhe presidenti i EAA.

12424870_721686597931788_812543619_n

Pas nje dite te gjate, FSHA ka organizuar darken e mikpritjes per keto personalite dhe anetare te FSHA, e mbajtu ne ambjentet e Sky Tower. Ne daten 02-02-2016 delegacioni i IAAF u nis nga aeroporti i Tiranes ndersa ne date 03-02-2016 u nis delegacioni i EAA.

Per me shume foto klikoni ketu.