Balkan Senior Championships, Pravets.

Më datat 2-3 Shtator 2019, Federata Shqiptare e Atletikës mori pjesë në Kampionatin Ballkanik të të Rriturve. Ky aktivitet u zhvillua në Pravets të Bullgarisë.
Ekipi kombëtar Shqiptar i atletikës përbëhej nga atletët: Paola Shyle, Livja Topi, Shpresa Spahiu, Ejona Cufe, Franko Burraj, David Nikolli, Izmir Smajlaj dhe Heldi Valikaj.
Ndërsa trajner ishin Bruno Rrotani, Gjergj Ruli si dhe përgjegjës ekipi Nikolin Dionisi.

David Nikolli arriti të grumbullonte 2 medalje në këtë aktivitet. Në garën e 1500m zuri vendin e 3-të me kohë 3’47″06, gjithashtu i 3-ti dhe në garën e 3000m me kohën 8’25″87.

Për të parë rezultatet e të gjithë atletëve të ekipit kombëtar klikoni këtu.