Balkan U-20 Championship, Turqi.

Më datat 12-13 Qershor 2021, në Stamboll të Turqisë u zhvillua aktiviteti Balkan U-20 i atletikës.
Komiteti Drejtues i Atletikës në mbledhjen e zhvilluar vendosi që Federata Shqiptare e Atletikës të merrte pjesë me ekip të plotë si më poshtë:
Elisa Myrtollari, Livja Topi, Redia Dauti, Rigerta Pjetra, Melisa Sina, Leandro Cardaku, Stivi Kereku, Milen Caco, Heldi Valikaj, Kolindo Kiri, të shoqëruar nga 2 trajnerët Taulant Stërmasi dhe Dorjan Tafa.

Ekipi kombëtar i atletikës tregoi një paraqitje shumë të mirë duke arritur të marri dhe medalje pasi Heldi Valikaj u shpall Kampion Ballkani me rezultatin 7.35m. Gjithashtu atletja Redia Dauti u shpall nënkampione Ballkani në disiplinën e 3000m/p për femra pasi arriti kohën 10:27.28

Kliko këtu për rezultatet e meshkujve.
Kliko këtu për rezultatet e femrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *