Balkan U20 Indoor Championships 2021

Më datë 13 Shkurt 2021, në Sofia të Bullgarisë u organizua Kampionati Ballkanik i sallave te mbyllyra për U-20.
Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Atletikës vendosi që në këtë aktivitet flamuri Shqiptar të përfaqësohej nga dy atletet e talentuara Redia Dauti dhe Erisa Rrasa, të shoqëruara nga trajneri Taulant Stërmasi.
Atletja Redia Dauti edhe pse vetëm 16 vjec, arriti të fitojë Medaljen e Argjendtë pasi u rendit e dyta në garën e 3000m, me kohën 9,54,89.
Në këtë kampionat ballkanik ka konkurruar dhe Erisa Rrasa, e cila në kërcim së gjati ka zënë vendin e nëntë me 5.76 centimetra.
Për të parë garën e plotë klikoni këtu.
Për të parë rezultatet e atleteve Shqiptare klikoni këtu.