Championships of the Small States of Europe 2021

Ekipi kombëtar Shqiptar i Atletikës ka shkëlqyer në aktivitetin “Championships of the Small States of Europe” të zhvilluar në San Marino. Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Atletikës, në mbledhjen e zhvilluar vendosi që në këtë aktivitet të merrnin pjesë sportistët: Izmir Smajlaj, Franko Burraj, Elisa Myrtollari, Iljana Beqiri, Livja Topi, Relaksa Dauti, Redia Dauti, Joana Hazisllari dhe Erisa Rrasa.
Atletët arritën të fitonin 3 Medalje Ari dhe 1 Bronzi. Izmir Smajlaj siguroi vendin e parë në kërcim së gjati me rezultatin 7.80m, gjithashtu, edhe atleti Franko Burraj siguroi medaljen e artë në garën e 400 m me kohën 46.90 sekonda. Nga ekipi i femrave, Relaksa Dauti fitoi medaljen e artë në garën e 800m pasi arriti kohën 2:16.02 ndërsa Redia Dauti siguron medaljen e bronzit në 3000m me kohën 9:53.07

Këtu do të gjeni vetëm rezultatet e ekipit tonë.

Këtu do të gjeni të gjitha rezultatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *