European Athletics 3rd League, Limasol.

Kombëtarja shqiptare e atletikës e ka mbyllur me dy medalje ari dhe një argjendi në aktivitetin European Athletics Third League që u zhvillua për dy ditë me radhë më datat 19-20 qershor në Limasol të Qipros.

Luiza Gega arriti të fitojë lehtësisht medaljen e artë në disiplinën e 3000m/p me kohën 9:39:56, me një diferencë prej gati një minutë e gjysmë nga ndjekësja më e afërt. Gjithashtu dhe Franko Burraj kthehet me medalje të artë pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer në garën e 400 metrave, duke regjistruar kohën 46:80. Izmir Smajlaj fitoi medaljen e argjendtë duke u renditur i 2-ti me rezultatin 7.70m
Gjithashtu dhe pjesa tjetër e ekipit dha rezultate shume të mira duke treguar një rritje të performancës së tyre.

Këtu do të gjeni rezultatet e këtij aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *