European Indoor Athletics Championship, Prague 6-8 March 2015

Java e parë e muajit mars shënoi një tjetër aktivitet madhor në atletikën e kontinentit Europian: European Indoor Athletics Championship, që u zhvillua nga data 6 deri më 8 mars në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë.  Shqipëria u përfaqësua nga dy atletë ndër më të mirët e disiplinave të tyre të cilët dolën atletët më të mirë në kampionatin individual dimëror të zhviluar në Tiranë më datën 02.02.2015; Marija Stillo, atletja nga klubi “Skënderbeu” i Korçës në disiplinën 60 metra me rezultatin 7.99, dhe nga atleti Gledis Halluni në kërcim së gjati me rezultatin 7.04. Pavarësisht përgatitjes së tyre dhe stërvitjes së tyre të vazhdueshme, nuk u arrit ndonjë rezultat më i lartë i tyre, por përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar përkrah kombeve të tjera të Europës në Pragë.

Për foto nga eventi, klikoni këtu.

Për rezultatet nga kampionati, klikoni këtu.