High Performance Conference 10-12 Mars 2017 , Viena Austri.

h.p.c

Një total prej 84 pjesëmarrës nga 50 vende u mblodhën në   kryeqytetin austriak të Vjenës për Konferencën e High Performance së Atletikës Evropiane më 10-12 mars. Konferenca tre-ditore u hap  nga presidenti i Federatës Europiane të Atletikës Svein Arne Hansen dhe Presidentja e Federatës Atletike të Austrisë  Sonja Spendelhofer në pasditen e së  premtes para një game të gjerë temash që mbulojnë të gjitha aspektet e sportit të cilat janë adresuar nga disa prej trajnerëve më të respektuar dhe të njohur të kontinentit . Në këtë konferencë Federata Shqiptare e  Atletikës u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm z.Nikolin Dionisi. Gjatë zhvillimit të kësaj konference u mbajtën fjalime nga ish-trajner si dhe drejtues të lartë sportiv si ish-trajneri kombëtar gjerman Wolfgang Ritzdorf, drejtori i FIDAL Elio Locatelli , Frank Dick dhe lektorë të tjerë të atletikës. Ditën e dielë fjalën përmbyllëse për këtë konferencë 3-ditore e tha zëvëndës presidenti i Federatës Europiane të Atletikës, Jean Gracia : “Kjo konferencë është e rëndësishme për zhvillimin e Atletikës Evropiane dhe për federatat anëtare të saj për një performancë sa më të lartë të atletëve.”