International Meeting 14 Shkurt 2017, Ostrava Çeki.

16797189_1466580626686407_1590512262098871503_o

Vetëm pak ditë pasi ajo ka marrë një medalje të bronztë në Francë, aty ku ka thyer edhe  në 3,000 metra në salla të mbyllura, Luiza Gega i ka shtuar karrierës së saj një tjetër medalje. Atletja shqiptare është kthyer të martën në mbrëmje të garojë ne 1,500 metra, ku është renditur e dyta në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura me kohën 4.08.26, që u mbajt në Ostravë të Republikës Çeke.

Kjo kohë është afro një sekondë e gjysmë më e ngadaltë sesa rekordi kombëtar i kësaj disipline në salla të mbyllura, që mbahen po nga vetë Luiza Gega.