International Meeting Eaubonne (Paris)

Luiza-Gega

Atletja Luiza Gega vazhdon të mbajë lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare të atletikës. Nënkampionia e Europës arriti një kohë të jashtëzakonshme në International Meeting Eaubonne (Paris). Në debutimin e vitit 2017, Gega zuri vendin e 3 të  podiumit mes 13 atleteve të tjera në garën e 3 000 m për sallat e mbyllura. 8’52″53  ishte koha e atletes shqiptare, e cila vendos në këtë mënyrë edhe rekord kombëtar pasi e përmirëson rekordin paraardhës me rreth 37 sekonda.