Kongresi Ballkanik i Atletikes 25 Shtator 2018

Ne daten 25 Shtator 2018 ne Beograd te Serbise u zhvillua Kongresi Ballkanik i  Atletikes ku ishin te pranishem 18 Federata Atletike.
Ne kete Kongres ishte e ftuar edhe Fedarata Shqiptare e Atletikes e cila perfaqesohej nga Sekretari i Pergjithsshem z. Nikolin Dionisi si dhe Presidenti i FSHA-se z. Gjergj Ruli.

Ne kete kongres u mbajt raporti vjetor per aktivitetet e zhvilluara nga ABAF gjate vitit 2018.
Gjithashtu me largimin e ish-presidentit Ion Sandu,ai u zevendesua me Presidentin e Federates Romune Florin Florea si anetar i komitetit drejtues.
Kerkesa e Federates se San Marinos per te qene pjese e ABAF u aprovua dhe tashme Federata Ballkanike perbehet nga 19 anetare.
Duke qene se ABAF u rrit ne numer anetaresh u ndje e nevojshme te beheshin disa ndryshime ne rregullore per pjesemarrjen ne keto aktivite si outdoor dhe indoor per Balkan Senior,U20 dhe U18.
Duke filluar nga viti 2019 cdo aktivitet i ABAF do te behet me Entry Standard.
U aprovua qe cdo federate anetare do te kete te guarantuar nje total prej 10 atletesh,5 femra + 5 meshkuj per te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik per te Rritur,edhe pse disa nga keta atlete mund te mos kene arritur normen.
Cdo anetare federate do te mbuloje shpenzimet e plota te akomodimit per 3 nete ne nje maksimum prej 30 personash (nga 40 qe ka qene),ketu perfshihen 22 atlete dhe 8 zyrtare.
Nese ekipet udhetojne me autobuz,shoferat e autobuzit nuk do te perfshihen ne kete kuote por akomodimi i tyre do te mbulohet gjithashtu nga Federata.
Aktivitet e ABAF tashme do te aplikohet Entry Standard dhe per kete standart do te shikohen aktivitet e nje viti paraardhes dhe do te merren per baze rezultatet nga vendi i I deri ne vendin e VIII.

Se fundmi u aprovua dhe Kalendari Ballkanik per aktivitet e vitit 2019.