Programi “I Run Clean”

Federata Europiane e Atletikes prezantoi programin “I Run Clean” per atletet e moshave U18 dhe e beri ate te detyrueshme per te gjithe atletet qe marrin pjese duke filluar nga gushti 2018 ne aktivitetin “Gyor 2018 European Athletics Championships”.
Per moshat U20 dhe U23 do te aplikohet duke filluar nga Janari 2019 dhe ne vazhdim do te jete e detyrueshme per te gjithe ne aktivitetet e fedetares europiane te atletikes.

“I Run Clean™” është programi i ri i edukimit të antidopingut dhe baza e njohurive të European Athletics. Kjo platformë moderne mësimore do të ndihmojë atletët dhe të tjerët që e duan sportin të luajnë rolin e tyre në luftën kundër dopingut.
“I Run Clean™” është i lehtë për t’u përdorur dhe u jep të gjithëve informacionin dhe u mundëson të kuptojnë atë që duhet për të marrë vendimet e duhura, për të mbrojtur shëndetin dhe për të shmangur shkeljen e rregulloreve të antidopingut.
“I Run Clean™” është zhvilluar me kontributin e atletëve, zyrtarëve sportivë, edukuesve dhe ekspertëve të kontrollit të dopingut.

Objektivi kryesor i “I Run Clean™” është të japë informacion të besueshëm që do të ndihmojë përdoruesit e platformës të kuptojnë çështjet rreth dopingut në sport dhe rregulloret që duhen respektuar për të konkurruar me ndershmëri.
“I Run Clean™” synon gjithashtu të ndihmojë atletët të kuptojnë vlerat e tyre personale, si ato lidhen me sportin dhe se si kontribuojnë në vendimmarrjen e duhur. Kultura e sportit të pastër do të forcohet, ndërsa gjithnjë e më shumë pjesëmarrës ndërtojnë korniza etike solide.
“I Run Clean™” është krijuar për të plotësuar dhe mbështetur programet e antidopingut që ofrohen nga federatat, agjencitë kombëtare të antidopingut dhe organizata të tjera.

Te gjithe atletet duhet te klikojne ne linkun https://www.irunclean.org/Home/ChangeCulture?lang=sq e cila eshte ne shqip e perkthyer dhe e detajuar dhe duhet te regjistrohen qe te plotesojne pyetesorin dhe te marrin certifikaten “I Run Clean”

Per me shume informacion mbi programin “I Run Clean” mund te shkoni ne linkun https://www.irunclean.org/home/support