Rregullat e Antidoping dhe WADA per vitin 2019

Nëpërmjet letrës së Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, z. Audrey Azoulays, shtetet palë të Konventës Ndërkombëtare Kundër Dopingut ne Sport, janë njoftuar, se Komiteti Ekzekutiv i WADA-s, në mbledhjen e tij të datës 20 shtator 2018,  ka modifikuar Listën e Ndaluar dhe Standardin Ndërkombëtar për Përjashtimet e Përdorimit Terapeutik, sipas anekseve përkatëse 1 dhe 2, bashkëngjitur.Bazuar në ligjin nr. 9623, datë 16.10.2006, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare kundër Dopingut në Sport, 2005”, ndryshimet e lartpërmendura të miratuara në KE e WADA-s, hyjnë në fuqi 45 ditë pas njoftimit, përveç kur një shtet palë ka njoftuar paraprakisht drejtorin e përgjithshëm që ai nuk i pranon këto ndryshime.

Bashkëngjitur do të gjeni Listën e Ndaluar 2019, e cila do të hyj në fuqi në 1 Janar 2019 dhe do të publikohet njëkohësisht në website –in e WADA-s. (Per te lehtesuar ndryshimet e Listes se ndaluar 2018 dhe 2019 do te gjeni dhe materialin me ndryshimet perkatese)

Me poshte keni adresat ku mund te gjeni listen e ndaluar te substancave.

Lista 2019
Krahasimi  i listes 2018 – 2019