Takim me Ambasadorin e Japonise ne Tirane

Me date 15 Maj 2018 Presidenti i Federates Shqiptare te Atletikes z. Gjergj Ruli se bashku me Sekretarin e Pergjithshem z. Nikolin Dionisi paten nje vizite ne Ambasaden e Japonise ne Tirane me Ambasadorin e Japonise z. Makoto Ito.
Ambasadori z. Ito i mikpriti ne zyren e tij dhe diskutuan per pjesemarrjen e atleteve shqiptar dhe perfaqesimin e tyre ne Lojrat Olimpike qe do te zhvillohen ne Japoni “Olympic Games Tokyo 2020”.
z. Ruli i tregoi Ambasadorit Japonez per arritjet e atleteve tane me te mire te momentit dhe pergatitjet e tyre per lojrat e ardhshme.
Ambasadori Japonez z. Ito shprehu dëshirën e tij për bashkëpunime të mëtejshme si institucionale ashtu edhe organizative për të arritur sukses në lojrat e ardhshme olimpike.