European Athletics Indoor Championships, Glasgow 2019.


Në bazë te vendimit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Atletikës, u përcaktua ekipi kombëtar shqiptar pjesëmarrës në “European Athletics Indoor Championships” në Glasgow.
Ekipi përbëhej nga:
Gjergj Ruli – President i FSHA-së.
Taulant Stërmasi – Trajner
Luiza Gega – Atlete
Izmir Smajlaj – Atlet
Izmir Smajlaj u detyrua të tërhiqej nga aktiviteti si pasojë e mosrekuperimit nga një dëmtim fizik, ndërsa atletja Luiza Gega, e cila kishte arritur normën në dy gara (1500m dhe 3000m), u skualifikua sipas rregullores së IAAF pasi duhet të ishte bërë në kohë konfirmimi për të garuar vetëm në një garë.

Final entry form të ekipit kombëtar të atletikës mund t’a gjeni këtu.
Listën e garës për dy atletët mund t’a shikoni këtu.