International Meeting, 24.05.2019


Më datë 24 Maj 2019, në qytetin e Elbasanit, në ambjentet e stadiumit “Elbasan Arena” Federata Shqiptare e Atletikës mbështetur nga Bashkia e Elbasanit, organizuan mitingun ndërkombëtar të atletikës. Ky aktivitet tashmë i përvitshëm, është kthyer në traditë për Federatën Shqiptare të Atletikës. Krahas ekipeve të ndryshme nga Shqipëria, morën pjesë dhe ekipe ndërkombëtare si San Marino, Maqedoni, Mal i Zi, Turqi dhe Kosovë.
Atleti më i mirë i aktiviteti për meshkuj u shpall Izmir Smajlaj ndërsa për femra atletja Luiza Gega.
Në këtë miting ishte i ftuar gjithashtu dhe Presidenti i Federatës Armene të Atletikës z.Robert Emmiyan, njëkohësisht ish-kampion i garës së kërcimit së gjati për meshkuj me rezultatin 8.86 metra.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë foto klikoni këtu.