Kids Athletics, 17/03/2019 Tiranë


Më datën 17 Mars 2019, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi “Kids Athletics” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida” . Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte e gjerë me fëmijë të cilët janë të apasionuar ndaj sportit të atletikës, të shoqëruar nga trajnerë të çertifikuar nga IAAF dhe Federata Shqiptare e Atletikës për mësimdhënien e modulit të Atletikës për fëmijë.
“Kids Athletics” është një aktivitet që Federata Shqiptare e Atletikës e organizon çdo vit pasi është i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e sportit të atletikës tek brezat e rinj në Shqipëri.

Për të parë foto nga ky aktivitet klikoni këtu.