Balkan Athletes of the Year Gala!

balkan-athletics-award-winners-2016

Me 19 Nentor 2016 ne Dubai u zhvillua mbremja e 6-te Gala nga federata Ballkanase e atletikes. Ishte nje rast i mire per te promovuar atletiken dhe sukseset e arritura nga atletika ne Ballkan. Fituesja e medaljes se arte ne kampionatin Europian, Ivana Spanovic ne kercim se gjati per femra, u kurorezua mbreteresha Atletja e Vitit ne  Ballkan per here te 3-te pasi e kishte fituar me 2013 dhe 2015 kete cmim. Ivana Spanovic gjithashtu arriti te fitonte medaljen e bronzit dhe ne Lojrat Olimpike Rio2016.
Yasmani Copello Escobar nga Turqia fitoi cmimin e Atletit Me te Mire te Vitit per meshkuj pasi u shpall kampion europe ne garen e 400 metrave me pengesa te zhvilluar ne  Amsterdam ne korrik te ketij viti. Gjithashtu fitoi medaljen e bronzit ne Lojrat Olimpike ne Rio.
Kroatja Sara Kolak dhe Emmanouil Karalis nga Greqia u cilesuan Balkan Rising Stars of the Year.
Ne ndarjen e cmimeve ne kete eveniment moren pjese dhe dy kreret e Federates Shqiptare te Atletikes, Presidenti z.Gjergj Ruli si dhe Sekretari i Pergjithshem z.Nikolin Dionisi.
Kjo ceremoni u mbajt nga UAE Athletics Federation si dhe nga princi Sheikh Ahmad Bin Hashir Al Maktoom nje dashamires i sportit i cili eshte shpallur kampion olimpik ne qitje ne Lojrat Olimpike Athine 2004.

Per te pare foto klikoni ketu.