Balkan Indoor Championships, 16.02.2019

Në datën 1 Shkurt 2019, pas mbledhjes së Komitetit Drejtues u përcaktua dhe ekipi kombëtar i atletikës që do të merrte pjesë në “Balkan Indoor Championships”, i cili u zhvillua më datë 16 Shkurt 2019 në Stamboll, Turqi.
Atletët e përcaktuar ishin: Luiza Gega, Izmir Smajlaj, David Nikolli, Eraldo Qerama, Franko Burraj, Muhamet Cengeli dhe Gledis Hallunej. Këta atletë u shoqëruan nga Niko Laro, Taulant Stërmasi dhe Bruno Rrotani.
Në këtë aktivitet, ekipi kombëtar arriti të fitonte 3 medalje. Luiza Gega fitoi medaljen e artë në garën e 3000m, Izmir Smajlaj fitoi gjithashtu medalje pasi u rendit i dyti ne disiplinën e kërcimit së gjati.
Franko Burraj fitoi medaljen e bronzit pasi u rendit i 3-ti në garën e 400m, gjithashtu duke thyer dhe rekord kombëtar në këtë disiplinë.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe Presidenti i FSHA-së, z.Gjergj Ruli si dhe Nikolin Dionisi, Sekretar i Përgjithshëm i FSHA-së, pasi morën pjesë në “Extraordinary Congress” të zhvilluar nga Federata Ballkanase e Atletikës, ku u vendos për pranimin e Azerbajxhanit në ABAF si dhe disa ndryshime të tjera në rregullore.

Për të parë rezultatet e ekipit tonë klikoni këtu.
Gjithashtu mund të shikoni dhe rezultatet e përgjithshme të këtij aktiviteti për femra dhe meshkuj.
Për të parë video dhe foto nga aktiviteti klikoni këtu.