European Athletics Championships, Mynih 2022

“Albanian Legend”,kështu e cilësoi faqja zyrtare e Federatës Europiane të Atletikës atleten shqiptare Luiza Gega.
Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9.11.31
Një arritje e jashtëzakonshme e Gegës, e cila për më tepër vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.Për Luiza Gegën ky ishte veçse sukses i fundit, pasi gati 1 muaj më parë u rendit e pesta në botë, një tjetër rezultat i pamenduar ndonjëherë në atletikën shqiptare. Për më tepër në fillim të korrikut Gega fitoi medaljen e artë në Lojrat Mesdhetare të zhvilluara në Algjeri.

Këtu do të gjeni rezultatet e garës së 3000m/p

Këtu do të gjeni garën e plotë të atletes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *