EUROPEAN ATHLETICS TEAM CHAMPIONSHIPS THIRD LEAGUE – SKOPJE 2019

Më datat 10-11 Gusht 2019, në Shkup të Maqedonisë u organizua aktiviteti EUROPEAN ATHLETICS TEAM CHAMPIONSHIPS THIRD LEAGUE.
Në këtë aktivitet mori pjesë dhe ekipi kombëtar shqiptar i atletikës me 25 atlet dhe 8 zyrtarë.
Luiza Gega konfirmoi formën e saj të shkëlqyer në prag të fillimit të Kampionatit Botëror të Atletikës që do të zhvillohet në Doha. Atletja arriti të fitonte vendin e parë në garën e 3000m/p duke me kohën 9:25.80, si dhe të thyente rekordin kombëtar dhe vendi i parë në garën e 5000m me kohën 15:36.62.
Gjithashtu dhe atleti Franko Burraj arriti të performonte me një garë shumë të mirë në eventin e 400m për meshkuj duke u shpallur kampion i vendit të parë si dhe të thyente njëkohësisht rekordin kombëtar në këtë garë me kohën 46.48.
Për të parë të gjitha rezultatet e atletëve të ekipit kombëtar të atletikës në këtë aktivitet, klikoni këtu.