Kids Athletics, 05 Maj 2019 Tiranë.

Më datë 5 Maj 2019, Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar aktivitetin e radhës për fëmijë, “Kids Athletics”, në Bulevardin e Tiranës.
“Kids Athletics” është një program i Federatës Botërore IAAF, i cili ka synim zhvillimin e atletikës në rajon dhe tek brezat e rinj. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë të cilët zhvilluan evente të ndryshme të sportit të atletikës të organizuara në formë loje.