Kids Athletics, 11.12.2019

Federata Shqiptare e Atletikës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, shkollën “Faik Konica” dhe Universitetin e Sporteve më datë 11 Dhjetor 2019, në Ditën Olimpike të Solidaritetit ndaj dëmeve të tërmetit, organizuan aktivitetin “Kids Athletics”.
Ky aktivitet u zhvillua gjatë paradites në ambjentet e Universitetit të Sporteve.
Programi “Kids Athletics” u zhvillua në një formë loje për të argëtuar dhe njëkohësisht për të prezantuar një mësimdhënie për sportin tek fëmijët.

Për të parë foto nga ky aktivitet klikoni këtu.
Për të parë aktivitetin e pasqyruar me video nga KOKSH klikoni këtu.