Kids Athletics, 19.06.2020

Më datë 19 Qershor 2020, Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar aktivitetin “Kids Athletics” me fëmijët e ushtarakëve.
Ky aktivitet u zhvillua në ambjentet e Policisë Ushtarake, me mbështetjen e Minisitrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe të Policisë Ushtarake.
Fëmijët u argëtuan dhe garuan me njeri-tjetrin në disiplina të ndryshme të atletikës nën mbikqyrjen e trajnerëve.
Gjithashtu është ruajtur distanca gjatë zhvillimit të garave për ruajtjen e shëndetit të gjithësecilit.
Federata Shqiptare e Atletikës ka nderuar për organizimin e këtij aktiviteti me çertifikatë mirënjohje z.Bardhyl Kollcaku Gjeneral Brigade dhe z.Kolonel Altin Kurti Komandant i Policisë Ushtarake.
Gjithashtu z.Kolonel Altin Kurti i ka dhene Certifikatë Mirënjohje Presidentit te FSHA-së z.Gjergj Ruli si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FSHA-së, z.Nikolin Dionisi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë për organizimin e aktivitetit “Kids Athletics”.

Për të parë fotot e aktivitetit klikoni këtu.