Kupa e Shqiperise 25/04/2016 ne Elbasan

20160425_151826

 

 

Me date 25/04/2016 ne stadiumin “Elbasan Arena” te qytetit te Elbasanit u zhvillua aktiviteti “Kupa e Shqiperise”. Tirana dhe Vllaznia jane fituesit e Kupes se Shqiperise ne atletike per te rritur. Ne kete aktivitet kane marre pjese ekipet e Tiranes, Vllaznise,Skenderbeut, Teutes,Dinamos,Partizanit,Elbasanit,Mjeshteria Sportive Durres dhe Dinamo 2010. Ne kete piste kane zbritur ne total 149 atlete, teksa ishin 104 meshkuj dhe 45 femra. Nderkohe ne kete veprimtrai kane marre pjese edhe 36 atlete nga Kosova.Ne kete aktivitet ka shtuar edhe disa fjale Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Atletikes z. Nikolin Dionisi : “Pjesemarrja ka qene e kenaqshme dhe e rendesishme per kete aktivitet eshte se kishim edhe dy personalitete nga Kosova, sic eshte presidenti Sulejmani dhe Abdurrahman Shkodra.. Pjesemarresit ishin te motivuar, edhe pse koha ishte e keqe. Falenderojme drejtorine e stadiumit per kushtet e krijuara. Nga ky aktivitet presim qe dy sportistet me te mire tanet te shkojne ne Kampionatin Europian ne Amsterdam. Kemi qene te motivuar si federate per t’u krijuar kushte sportisteve dhe trajnereve” . u shpreh per kete aktivitet Dionisi, ndersa tashme pritet shpejt te zhvillohen dhe kampionati kombetar i te rriturve dhe te rinjve, pa harruar dhe Kupen e Nderimit te Figurave.

 

Per te pare rezultatet kliko ketu.

Per te pare fotot kliko ketu.