Luiza Gega, “Atletja e Muajit” nga Federata Europiane e Atletikës

Atletja Shqiptare, Luiza Gega është përzgjedhur në rrjetet sociale të Federatës Europiane të Atletikës si “Atletja e Muajit Janar”. Luiza Gega
ka shkëlqyer në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt më 31 janar 2020 në Karlsruhe duke vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 3000m për femra. Ky rezultat ka qënë deçiziv që sportistja të marrë dhe këtë vlerësim.