Mitingu i Kosoves 2019

Më datat 14-15 Shtator 2019, u zhvillua Kampionati i Kosovës për të rritur.
Në këtë event morën pjesë dhe 2 atlete nga Shqipëria, Relaksa Dauti dhe Redia Dauti.
Në ditën e parë të aktivitetit, Relaksa Dauti zhvilloi një garë shumë të mirë në 400m për femra duke u renditur e para (jashtë gare) me rezultatin 59.30. Gjithashtu atletja tjetër, Redia Dauti zhvilloi një garë të shkëlqyer duke u renditur e para (jashtë gare) në 1500m femra me rezultatin 4.34.97
Në ditën e dytë, Relaksa Dauti konfirmoi formën e saj shumë të mirë, duke u renditur e para sërish (jashtë gare) në 800m për femra me rezultatin 2:11.83
Për të parë disa foto klikoni këtu.
Për të parë të gjitha rezultatet klikoni këtu.