Balkan Indoor Championships, 15.02.2020

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj kanë fituar Medalje të Arta në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura të zhvilluar më datë 15.02.2020 në Stamboll të Turqisë.
Luiza Gega mori pjesë në garën e 3000m për femra ku arriti rezultatin
8’55”45 duke zënë kështu vendin e parë, ndërsa atleti Izmir Smajlaj ka arritur 7.91m në garën e kërcimit së gjati duke lënë pas kundërshtarët e tjerë.
Medalje e Bronztë ka ardhur nga atleti David Nikolli ku arriti të ngjitej në podiumin e vendit e 3-të në garën 1500m.
I pafat Franko Burraj i cili me kohën 47”04 do të ishte i pari në 400 metra duke dhënë dhe rekord kombëtar për atletikën shqiptare, por një faull i shkaktuar gjatë garës e penalizoi atletin, duke bërë që gjyqtaria e aktivitetit t’i hiqte rezultatin.
Një garë shumë të mirë ka zhvilluar dhe atleti tjetër Eraldo Qerama i cili mori pjesë në garën e 800m për meshkuj i cili ishte shumë pranë medaljes, duke u renditur kështu i 4-ti në këtë event.
Ekipi kombëtar i Shqipërisë u rendit e 4-ta midis 21 shteteve të tjera të Ballkanit në këtë Kampionat të Sallave të Mbyllura.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Renditja e ekipeve Kombëtare.
Video e garave mund t’i gjeni këtu.