European Athletics Championship U-23, Suedi 2019


Më datat 11-14 Korrik 2019, në Gävle te Suedisë u zhvillua Kampionati Europian i Atletikës U-23.
Në këtë aktivitet, bazuar në Vendimin e Komitet Drejtues të Atletikës, morën pjesë atleti Franko Burraj dhe trajneri i tij Bruno Rrotani.
Franko Burraj mori pjesë në garën e 400m për meshkuj, në ditën e parë arriti të zhvillonte një garë shumë të mirë ku doli me rezultatin më të mirë nga sportistët e tjerë (rezultati).
Në ditën e dytë, Franko Burraj konfirmoi formën e tij të mirë fizike duke zhvilluar sërish një garë shumë të mirë, duke u rënditur i dyti, pas pretendentit kryesor të këtij eventi (rezultati 2).
Në garën finale, atleti shqiptar bëri sërish një garë shumë të mirë, ku konkurrenca ishte e madhe, si dhe ishte pranë thyerjes së rekordit të tij për garën e 400m, (rezultati i garës finale).
Franko Burraj vërtetoi dhe në këtë aktivitet të rëndësishëm të atletikës europiane, që është një pikë e fortë e Federatës Shqiptare të Atletikës si dhe sportit shqiptar, duke shpresuar kështu dhe arritjen e normës kualifikuese për Kampionatin Botëror të Atletikës që do të zhvillohet në Doha.