IAAF World Championships, Doha 2019.


Në Doha të Katarit, u zhvillua Kampionati Botëror i Atletikës. Në këtë event të rëndësishëm të sportit të atletikës, mori pjesë dhe atletja Luiza Gega.
Luiza Gega fillimisht arriti të kualifikohej në finale të garës 3000m/p, më pas dhuroi një performancë të shkëlqyer duke vendosur rekord të ri kombëtar me kohën 09:19.93, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej nga po vetë ajo.
Luiza Gega u rendit në finale të 3000m/p e 9-ta më e mirë në botë, një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për atleten, por për sportin në Shqipëri.
Ky ishte një rezultat historik pasi u bë shqiptarja e parë që garon në finale
të Botërorit të Atletikës.
Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë disa foto klikoni këtu.