Istanbul Cup , 17 Shkurt 2017

16935411_1493841777293749_642839798_o

Viti 2017 ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme për Luiza Gegën. Atletja shqiptare vazhdon të koleksionojë medalje në mitingjet e ndryshme europiane, ndërsa më date 17 Shkurt triumfoi në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.28-vjeçarja fitoi garën e 1,500 metrave, duke marrë edhe medaljen e artë. Në suksesin e arritur, atletja  regjistroi kohën 4:06:66, që është edhe një rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Turneu në Stamboll ishte i treti për atleten kuqezi në këtë fillim viti me medaljet që nuk kanë munguar në asnjë rast.