Istanbul Cup 2020.

Një ditë pas garave të Kampionatit Ballkanik, më 16 Shkurt 2020 u zhvillua aktiviteti “Istanbul Cup”.
Atletët e ekipit kombëtar shqiptar konfirmuan formën e tyre shumë të mirë në këtë event.
Franko Burraj ka arritur të vendosi rekord të ri kombëtar në garën e 400m për meshkuj me rezultatin 46’83”, duke fituar gjithashtu dhe Medaljen e Artë të vendit të parë në këtë garë.
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj gjithashtu arritën të fitonin Medalje të Arta në këtë aktivitet.
Atletja garoi në 1500m për femra ku dhe fitoi vendin e parë me rezultatin 4:13.06, ndërsa Izmir Smajlaj kërceu 7.94m dhe arriti vendin e parë i ndjekur nga 9-të konkurrentet e tjerë në këtë disiplinë.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë disa video të garave klikoni këtu.