Kampionati Kombetar i Krosit Tirane 12 Shkurt 2018

 

Federata Shqiptare e Atletikes zhvilloi me date 12/02/2018 aktivitetin “Kampionati Kombetar i Krosit” ne Kodrat e Liqenit , Tirane.
Ky aktivitet kesaj rradhe u organizua ne bashkepunim me Ministrine e Mbrojtjes,ku e pranishme ishte edhe Ministrija e Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka.
Ne kete aktivitet u zhvillua dhe Krosi i Forcave te Armatosura ku moren pjese “Forca Tokesore Ushtarake,Forca Ajrore,Komanda e Doktrinave dhe Stervitjes por dhe Forcat e Sigurise se Kosoves” te cilat u bene bashke ne Krosin e Keshillit Nderkombetar Ushtarak CISM ku si femra dhe meshkuj kane pershkruar nje distance prej 6km.
Bashke me ta garuan dhe Shefi i Shtabit te pergjithshem te Forcave te Armatosura,Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku si dhe zevendes shefja Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu.

Moti ishte me vranesira dhe pak rreshje shiu ne momente te caktuara por nuk ndaloi 88 atletet pjeasemarres.
Garat ishin te ndara per moshat e reja dhe te rrituara si dhe ne meshkuj femra.

Per femra te reja gara ishte 4km ku fituese u shpall Relaksa Dauti (Tirana)

Per meshkuj te rinj gara ishte 6km dhe fitues u shpall Marko Sefgjini (Tirana)

Per femra te rritura gara ishte 8km dhe fituese u shpall Luiza Gega (Tirana)

Per meshkuj te rritur gara ishte 10km dhe fitues u shpall Ilir Kellezi (Skenderbeu)

Ekipi fitues u shpall Tirana me me shume pike te grumbulluara.
Ndersa sportisti me i mire u shpall Ilir Kellezi i ekipit te Skenderbeut.

Rezultatet e plota e te garave mund ti gjeni duke klikuar Ketu

Fotot e aktivitetit mund ti gjeni duke klikuar Ketu