Kids Athletic Day Tirane 01/06/2016

Me date 01 Qershor 2016 , ne sheshin “Nene Tereza” te qytetit te Tiranes, me rastin e “Dites se Femijeve”, Federata Shqiptare e Atletikes ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes organizuan aktivitetin “Kids Athletic Day”. Ky aktivitet ka si qellim kryesor promovimin e sportit te atletikes te moshat e reja per te nxitur kulturen e pjesmarjes ne kete sport. Federata Shqiptare mundesoi nje set me pajisjet e Kids Athletics, te ardhura nga IAAF per promovimin e atletikes ne Shqiperi , per zhvillimin e ketij aktiviteti. Si dhe per mbarevajtjen e garave u zhvilluan ne kujdesin e mesuseve te certifikuar nga IAAF. Pjesemarrja ishte e gjere si nga ana femijeve ne  te cilet garuan ashtu edhe nga publiku. Ne kete aktivitet  ishin te pranishem edhe kreret e Federates Shqiptare te Atletikes presidenti z.Gjergj Ruli , Sekretari i Pergjithshem i Federates z.Nikolin Dionisi, si dhe kryetari i bashkise se Tiranes z.Erion Veliaj. Ne kete eveniment nuk kishte si te mungonte dhe prania e medias si televizive dhe asaj te shkruar. Aktiviteti zgjati disa ore duke nisur nga ora 10:00 e paradites deri nga ora 12:30 te dites se 1 qershorit.

Per te pare me shume foto klikoni ketu.