Kids Athletics, 01.06.2019 Tiranë

Më datë 1 Qershor 2019, me rastin e festës së fëmijëve, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi aktivitetin “Kids Athletics” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ky program organizohet në formë loje dhe është i rëndësishëm pasi fëmijët mësohen me një frymë sportive, të kryejnë aktivitete të ndryshme sportive për të pasur një jetë sa më të shëndetshme.
“Kids Athletics” është iniciativë e Federatës Botërore të Atletikës për promovimin dhe zhvillimin e sportit të atletikës tek brezat e rinj.

Për të parë foto nga ky aktivitet klikoni këtu.