Kids Athletics, 28 Mars 2019

Më datë 28 Mars 2019, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi aktivitetin e radhës për “Kids Athletics” në shkollën “Dora D’Istria” në Tiranë.
Aktiviteti filloi në orën 10:00 të paradites, ku mësues të çertifikuar nga IAAF (Federata Botërore e Atletikës) si dhe FSHA, zhvilluan modulin e Atletikës për fëmijë për nxënësit e kësaj shkolle.
Në këtë aktivitet, krahas dy krerëve të FSHA-së, z.Gjergj Ruli (President) si dhe z.Nikolin Dionisi (Sekretar i Përgjithshëm), mori pjesë gjithashtu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, i cili mbështeti nismën e Federatës Shqiptare të Atletikës për zhvillimin dhe promovimin e sportit tek brezat e rinj nëpër shkolla.
Gjithashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit të Sportit dhe Rinisë znj. Elvira Baze si dhe drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës z.Redian Dengeri si dhe atleti rekordmen Izmir Smajlaj.

Për të parë foto nga ky aktivitet klikoni këtu.