Tirana Half-Marathon, 13.10.2019

Më datë 13 Tetor 2019, në Tiranë, Federata Shqiptare e Atletikës sëbashku me Bashkinë e Tiranës organizuar edicionin e 4-t të Gjysëm Maratonës.
Fillimisht më datë 12 Tetor, u organizua një garë speciale me të rinjtë e qytetit të Tiranës, “Fun Run”, ku nxënës nga shkollat 9-vjeçare vrapuan në Bulevardin Kryesor duke i paraprirë.
Ndërsa më 13 Tetor, mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe më shumë 42 shtete garuan në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” dhe “Tirana 10K”.
Përveç atletëve të ndryshëm nga vendi dhe bota, morën pjesë dhe qytetarë të thjeshtë të apasionar pas sportit të atletikës. Gjithashtu nuk munguan dhe personazhe “VIP” të televizionit, sportit etj. të cilët vrapuan në këtë event.
Garues në këtë event madhështor sportiv, ishin dhe atletë të liçensuar pranë Federatës Shqiptare të Atletikës, ku në garën e 10km për femra u renditën pas një gare të jashtëzakonshme atletet si më poshtë:
Femra:

1. Luiza Gega
2. Relaksa Dauti
3. Redia Dauti

Ndërsa për meshkuj atleti David Nikolli, u rendit i dyti në garën e 10km.

Rezultatet e 10km.
Rezultatet e 21km.
Disa nga fotot e aktivitetit mund ti gjeni ketu.