34th World Mountain Running Championships 2018 Andorra – Spain

Ne daten 16 Shtator u zhvillua edicioni i 34-te i Kampionatit Boteror te Vrapimit ne Mal.
Ne kete aktivitet merrnin pjese atlete nga e gjithe bota dhe garat ishin ne total te ndara ne kater kategori 2 Meshkuj dhe 2 Femra per te rinj dhe rritur.

Me ane te vendimit te Komitetit Drejtues,Federata Shqiptare e Atletikes dergoi ne kete aktivitet qe eshte i veshtiresise se larte,atletin me te mire per momentin per vrapime te gjata Ilir Kellezi si dhe trajneri i tij Juxhin Çili.

Nga 106 atlete qe merrnin pjese ne kategorine e tij (Meshkuj te rritur) atleti yne perfundoi garen ne vendin e 82 me kohen 1:10:29 sekonda.
Kjo ka qene nje kohe shume e mire per atletin tone konsideruar dhe terrenin e veshtire ku organizohej.

Rezultatet e ketij aktiviteti mund ti gjeni duke klikuar KETU

Disa foto nga aktiviteti mund ti shikoni duke klikuar KETU