IAAF World Athletics Championships London 2017.

Ne mbledhjen e fundit te mbajtur nga Komiteti Drejtues i Federates Shqiptare te Atletikes u vendos dhe ekipi kombetar i cili do te marre pjese ne Kampionatin Boteror te Atletikes i cili zhvillohet ne Angli ne datat 04-13 Gusht 2017.
Ne kete aktivitet Shqiperine do t’a perfaqesoje atletja Luiza Gega e cila do te garoje ne 3000 metra me pengesa dhe do te jete e shoqeruar nga trajneri i saj z.Taulant Stermasi. Atleti tjeter Izmir Smajlaj pas nje demtimi te pesuar ka humbur mundesine e pjesemarrjes ne kete event nderkombetar.

Gjithashtu ne Londer do te jene dhe dy kreret e FSHA-se , z. Gjergj Ruli President i FSHA si dhe z.Nikolin Dionisi Sekretar i Pergjithshem i FSHA pasi do te marrin pjese ne Kongresin e Delegateve te organizuar nga Federata Boterore e Atletikes IAAF qe zhvillohet ne Londer  ne datat 1-3 Gusht , per te votuar ndryshimet e reja statutore te IAAF.