Kampionati Kombëtar për të Rritur 2020.

Më datat 10-11 Gusht 2020, në stadiumin “Elbasan Arena”, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi aktivitetin “Kampionati Kombëtar i 82-të për të Rritur”.
Luiza Gega ka zhvilluar një garë të shkëlqyer në disiplinën e 10.000m ku ka arritur të vendosi dhe rekord të ri kombëtar duke e përmirësuar me 60 sekonda ( 32’31”) kohën e mëparshme e cila mbahej nga vetë atletja.

Gjithashtu, në këtë kampionat shkëlqeu edhe atleti shkodran, Heldi Valikaj, i cili theu rekordin e 19-vjeçarëve në trehapësh, duke u shpallur së bashku me Luiza Gegën, dy sportistët më të mirë të aktivitetit.

Ekip kampion për meshkuj u shpall “Vllaznia” ndërsa për femra ekipi “Tirana”.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.

Për të parë disa foto nga aktiviteti klikoni këtu.