Kampionati i 80-të Kombëtar për të Rinj 17 Maj Elbasan

Ne daten 17 Maj ne qytetin e Elbasanit,ne stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua aktiviteti me i rendesishem per atletet e moshave te reja “Kampionati i 80-te Kombetar per te Rinj”.
Edhe kete vit pati nje pjesemarrje shume te madhe sportistesh si meshkuj ashtu edhe femra.
Per ekipet e meshkujve u shpall fituese ekipi i Vllaznise por duhet theksuar qe ka qene nje gare shume e forte dhe konkurrence e madhe midis Vllaznise e cila doli e para me 244 pike duke u ndjekur shume afer nga ekipi i Durresit “Mjeshtria Sportive Durres” me 241 pike.
Te njejten gje mund te themi edhe per ekipet e femrave ku dhe ketu ishte nje gare e forte midis 2 ekipeve te vendeve te para,ku Skenderbeu per femra u shpall fitues i vendit te pare me 165 pike,duke u ndjekur po nga ekipi i durresit “Mjeshtria Sportive Durres” me 161 pike.
Ne kete aktivitet nuk munguan media elektronike dhe ajo e shkruar.

Fotot nga aktiviteti mund ti shikoni duke klikuar KETU

Rezultatet e aktivitetit mund ti shikoni duke klikuar KETU